Ambasadorja e SHBA ne Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përsëri në lidhke me kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Përmes një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se kryeministri Edi Rama ka thënë se e ka përjashtuar Tom Doshin dhe ai nuk do ketë asnjë rol në qeveri.
“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri, Edi Rama dhe unë patën një bisedë të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkruan Yuri Kim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.