Bekim Haxhiu, kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka vazhduar fushatën në qytetin e Mitrovicës. Haxhiu tha se qyteti nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, i dha përkrahje të fuqishme programit të rimëkëmbjes.
“Mitrovica, qyteti i sakrificës, atdhetarizmit, i vizionit, i grevës së minatorëve të Trepçës nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, sot i dha mbështetjen më të fuqishme Programit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës”, shkroi Haxhiu në profilin e tij në Facebook.