×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Do lironte një tjetër të dënuar për vrasje për 12 mijë euro, gjyqtares i vihen prangat në sallën e gjyqit

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 22:41

    Super operacioni i SPAK, i ka vënë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër.


    Hoxha do të lironte nga burgu Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Mes të arrestuarve është edhe vëllai i Petanit, Bledar Petani. Report Tv ka zbardhur emrat e plotë të arrestuarve, ku mes tyre është edhe një pjesë e stafit të Gjykatës së Krujës, dhe mjekë, pasi këto të fundit lëshonin raporte fiktive shëndetësore për të dënuarit, në rastin konkret të Petanit.

    Operacioni është kryer ditën e sotme rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të enjte. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit. Report Tv ka sjellë video ekskluzive nga momenti kur është arrestuar gjyqtarja, si edhe nga sekuestrimi i kompjuterave dhe dosjeve në Gjykatën e Krujës.

    Skema
    Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si ky grup i strukturuar kriminal, siç i cilësonte SPAK, funskiononte. Fillimisht, të dënuarit siguroheshin që të merrnin avokat Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro. Në lojë, futej edhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci e cila ndërhynte te shorti, me qëllim që kjo çështje gjyqësore të përfundonte në duar e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Më pas, eksperti paraqiste në gjykatë akte të ekspertimit psikiatriko – ligjor të rremë. Pra është e njëjta skemë që është përdorur edhe në lirimin e të dënuarve të tjerë nga kjo gjyqtare, mes tyre edhe anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, që nis që nga avokati, shorti i manipuluar dhe raportet shëndetësore të falsifikuara.

    Kush është gjyqtarja Enkelejda Hoxha
    Kujtojmë që ILD ka bërë kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë. Shqiptarja.com ka sjellë në vëmendje ekskluzivisht skedën e pasurisë së pazakontë të gjyqtares të shumfishuar ndër vite

    Të arrestuarit
    Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
    Avokati Aldo Tabaku
    Sekretarja Manuela Mallakuçi
    Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
    I dënuar Sajmir Petani
    Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
    Altin Skëndaj
    Gazmir Nezaj
    Gentjan Nezaj
    Isuf Tanuzi

    Përgjimet e sekretares së Gjykatës zbulojnë korrupsionin në shëndetësi
    Nga përgjimet në kuadër të këtij operacioni në Gjykatën e Krujës, është zbuluar edhe një rast korrupsioni në Shëndetësi. Mësohet se sekretarja e Gjykatës Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgur Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj. Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!