×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Driton Selmanaj për Vetëvendosjen: Iu kanë shpërlarë trurin të rinjve

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 9:07

    Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se në Vetëvendosje për disa vite Vetëvendosje ka indoktrinuar të rinjtë nëpër shkolla të Kosovës.


    Selmanaj i ka pasur disa kritika për LVV-në duke thënë se me ligjëratat e tyre iu kanë shpërlarë trurin të rinjve.

    “Një pjesë e të rinjve janë viktima të shpëlarjes së trurit nga VV-ja”, ka thënë Selmanaj.
    ‘’VV është shndërruar në industri për lajme fake e propagandë. Për çdo gjë që lidhet me politikën, VV bën fake news’’, ka theksuar Selmanaj në një debat në TV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!