Një grua nga Suhareka ka njoftuar në Polici të dashurin e saj pasi dyshohet se e ka shantazhuar me publikim të fotografive private në rrjete sociale.
I dyshuari thuhet se i ka kërkuara para të dashurës së tij derisa rasti është duke u hetuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dhe të cilit i ka dërguar foto-video, i njëjti duke e shantazhuar se do i publikojë fotot në rrjetet sociale në vazhdimësi i ka kërkuar para. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.