×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon greva për pagat në minierën e Trepçës, minatorët i kthehen punës

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 17:21

    110 minatorë të minierës së Trepçës, hyn sot në grevë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e marrjes së pagës për muajin janar. Por greva tashmë ka përfunduar.


    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë se minatorët i janë kthyer punës.

    E sipas tij, të njëjtit kanë mbetur pa zgjidhje dhe pa paga.

    Por, sipas Osmanit të njëjtëve u është premtuar që pagën më së largu do ta marrin gjatë javës së ardhshme.

    “Deri në orën 16:00 punëtorët kanë qenë në grevë. Ndërrimi i tretë ka filluar punën. Kjo pas premtimeve se pagat do tu dalin deri javën e ardhshme ose edhe më herët, varet se si shitet koncentrati. Kaq mund të themi për momentin”, ka thënë Osmani, për Express.

    Minatorët në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me vonesat e pagave të tyre.

    Në të njëjtën gjendje ishin edhe gjatë muajit janar, ku paga e tyre u vonua deri me datë 22 të muajit paraprak.

    E më herët, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, për ty kryer pagesat ndërhyri edhe Qeveria e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!