Të reshurat e borës që nisën pasditen e së shtunës, kanë bërë që rrugët në kryeqytet të mbulohen nga bora.
E rrugët e papastruara nga bora kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në komunën e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.
Kompanitë e angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit nuk janë parë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Lexues të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë dërguar fotografi që dëshmojnë se rrugët janë totalisht të papastruara dhe ata thonë se po rrezikohen nga kjo.
Deri më tani, nuk ka ndonjë njoftim nga Komuna e Prishtinës në lidhje me gjendjen e rrugëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.