Një person i sëmurë mental është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar familjarët e tij e më pas gjatë intervistimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë me një shufër metali.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se nga i dyshuari është konfirskuar shufra e metalit dhe një skallper.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i sëmurë mental, pasi që i njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës (skallper).”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.