×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorja tregon se çka bëhet me ata që fotografojnë votën

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 9:52

    Prokurorja Laura Pula ka treguar se çka i pret ata që e fotografojnë votën. Një rast i tillë tashmë është regjistruar në një qendër votimi.


    Në një intervistë për Televizionin 7, Pula ka treguar se të gjithë ata që e bëjnë një veprim të tillë, do të ndalohen.

    Ajo ka treguar se një rast i tillë është raportuar në një qendër të votimit.

    “Fotografimi i votës nuk mund të bëhet oër vetë faktin se vota është e fshehtë. Cdo person që do të fotografojë votën, do të ndalohet dhe do të merret në pyetje dhenë bazë të procedurave ai do të arrestohet. Është e vërtetë që disa prej personave i shfrytëzojnë platformat online për të shit vota. Personat janë intervistuar dhe janë në procedurë të hetimeve”, ka thënë Pula.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!