Sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,30 %, apo 145 mijë 650 votues, shkruan Reporteri.net.
Kjo përqindje është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, kur deri në ora 11:00, të drejtën e votës e kishin shfrytëzuar 174 mijë e 669 votues.
Qendra e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka votuar e para në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik. Pas votimit ajo ka deklaruar se KQZ-ja tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe obligimet e veta kushtetuese e ligjore për votimet e së dielës.