Ish-deputeti Milaim Zeka që është i infektuar me COVID-19 dhe i shtrirë në spital ka thënë se nuk po i mundësohet votimi nga ana e KQZ’së, raporton Gazeta Express.
Zeka ka thënë se organizimi i Komisionit Qendror Zgjedhor është për faqe të zezë.
“Miliona shkojnë për përgatitjen e zgjedhjeve, të njëjta budallallëqe, sa i përket organizimit të KQZ është për faqe të zezë, ata na telefonuan prapë, disa kemi mundur me votu me kusht, kanë mundur të marrin fletvotime, kur një byrokroci përdoret për ta përdhunuar votën e qytetarit ku përmes votës përcaktojmë fatin e vendit tonë atëherë çfarë të presim tjetër”, ka thënë Zeka në klankosova.
Ai tutje është shprehur se voton që nga paslufta dhe kjo do të jetë hera e parë që nuk do të mund të votojë.
“Është hera e parë që nuk do të mund të votoj. Tani jam në spital kam komplikime në frymëmarrje, skam ndonjë shqetësim përpos temeperaturës, apeloj te qytetarët që të mos tallen me COVID-19”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.