×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe e qytetarëve në zgjedhje

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 13:38

    Kosova po voton sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit.


    Zgjedhjet po mbahen edhe mes pandemisë së koronavirusit që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1,500 prej tyre.

    Në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë vërehet fluks jashtëzakonisht i madh i qytetarëve për të votuar, shkruan Reporteri.net.

    Në disa foto dhe video që kanë ardhur në adresë të Reporteri.net, një numër i madh i tyre shihet duke pritur në radhë në këtë qendër votimi.

     

    Fluks i madh i qytetarëve vërehet po ashtu edhe në qendrën e votimit, në Shkollën Fillore “Dardania” në Prishtinë.

    Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,30 %, apo 145 mijë 650 votues.

    Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Qendrat e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.

    Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862.

    Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!