×
  • Lajme
  • Lajme

    Numër rekord i testimeve në 24 orët e fundit, Zemaj tregon rezultatet

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 13:45

    Ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, se brenda 24 orëve të fundit kanë arritur numër rekord të testimit që nga fillimi i pandemisë dhe se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me COVID-19.


    Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.031 testime dhe nga këto monstra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Postimi i plotë i Zemajt:

    Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

    Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!

    Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.

    Respektoni rekomandimet anti Covid.

    Numër rekord i testimeve në 24 orët e fundit, Zemaj tregon rezultatetBashkë ia dalim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!