×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e mund Avdullah Hotin edhe në fshatin e tij, në Ratkoc të Rahovecit

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 20:58

    Albin Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje kanë shënuar fitore të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas exit-polleve, të cilat e nxjerrin si partia e parë më 53% të votave të qytetarëve.


    Është interesant fakti se Kurti e ka mposhtur kundërkandidatin e tij nga LDK, Avdullah Hoti, edhe në fshatin e tij, në Ratkoc të Rahovecit, shkruan Reporteri.net.

    Në votat që ka siguruar Gazeta Online ‘Reporteri.net’ shihet se VV ka fituar në total 460 vota në Ratkoc, kurse LDK 335 vota që renditet e treta pas AAK-së që ka 452 vota

    E katërta në qendrën e votimit në fshatin e kandidatit të LDK’së për Kryeministër është PDK me 149 vota, kurse NISMA ka veç 27 vota.

    Kujtojmë se sipas rezultateve të para preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë më 44,12 për qind të votave të numëruara, shkruan Reporteri.net.

    Ajo pasohet nga PDK-ja më 18,68%, LDK e treta më 14,13 dhe AAK e katërta më 9,97% të votave të numëruara. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!