×
  • Lajme
  • Lajme

    VV po e mund LDK-në edhe në vendlindjen e Ibrahim Rugovës

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 21:11

    Lëvizja Vetëvendosje është duke fituar bindshëm edhe në komunën e Istogut e cila është bastion i pathyeshëm i LDK-së.


    Nga 45.76% të votave të numëruara, VV po prin bindshëm në vendlindjen e Ibrahim Rugovës me 41.61% të votave.

    Pas saj renditet LDK-ja me 25.69%, e treta AAK me 12.77%, kurse PDK me 9.30% të votave.

    Kujtojmë se kjo komunë që nga paslufta qeveriset nga LDK-ja e cila ka fituar të gjitha zgjedhjet lokale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!