×
  • Lajme
  • Lajme

    13.36%, LDK drejt rezultatit më të dobët në histori

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 22:09

    Kur janë janë numëruar më shumë se gjysma e votave në nivel vendi nga KQZ, LDK po shkon drejt rezultatit më të dobët në histori të saj.


    Partia që aktualisht drejtohet nga Isa Mustafa nga 87.57% të votave të numëruara ka fituar vetëm 91.278 vota në të gjithë vendin, që i bie 13.36% të votave, shkruan Reporteri.net.

    Nëse kjo përqindje mbetet deri kur të përfundohen krejt votat, LDK padyshim se do të shënojë rezultatin më të dobët në histori, pra që nga themelimi.

    LDK po humb edhe në bastionin e saj të paprekur deri tani, në vendlindjen e Ibrahim Rugovës, pra në Istog.

    Vetëvendosje po e mposht Agim Veliun edhe në katund të vetin dhe po e mposht edhe në vendlindjen e Avdullah Hotit, në Rahovec. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!