×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci pas fitores së VV-së: PDK s’ka vija të kuqe për asnjë parti shqiptare

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 22:38

    Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, njëherit edhe kryetar i Komunës së Drenasit, ka deklaruar se subjekti politik në të cilin është ai nuk ka vija të kuqe për asnjë grupim politik.


    Deklaratat e tij, të dhëna për emisionin ‘Pressing’ në T7, vijnë në kohën kur po numërohen votat e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat po prin VV’ja.

    “Nuk e di nëse do kemi partneritet me LVV’në. PDK’ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti shqiptare”, ka deklaruar Lladrovci.

    Ai ka folur edhe lidhur me votën e PDK’së në nivel qëndror, i cili ka thënë se ky subjekt ka arritur ta ruajë votuesin.

    “Nuk kam akoma statistika, nuk e kam marak me dhanë statistika, por Partia Demokratike udhëheq bindshëm në Drenas. Unë besoj që e ka rujtë votën Partia Demokratike, është në rolin e udhëheqësit për të marrë përgjegjësi”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!