Vjosa Osmani ka bërë paraqitjen e parë pas fitores në zgjedhje të Vetëvendosjes, ku Lista e saj garoi bashkë me partinë e Albin Kurtit.
Ajo është shfaqur në një fotografi me Haxhi Avdylin dhe Faton Pecin.
Ish-deputeti i LDK-së ka shkruar se fitorja i dedikohet qytetarit, por se sipas tij kjo është një revoltë e qytetarit kundër një kaste sipas tij të papërgjegjshme politike.
Postimi i Avdylit:
Kjo fitore i dedikohet qytetarit. Kjo ka tejkaluar edhe partitë por i ngjan zgjimit qytetar.
Kjo është revoltë e qytetarit kundër padrejtësive nga një kastë e papërgjegjshme politike.
Ne do e lexojmë drejtë këtë përkrahje masive.
Ne do veprojmë me urtësi, pa inate por me përgjegjësi të shtuar shtetërore.
Na priftë e mbara për punë të mira për Kosovën.
Faleminderit secilit prej jush që me votën tuaj po shkruani historinë.