×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa bëhet i “gjallë” pasi LDK pësoi debakël: Do të rikthehemi

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 23:18

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është bërë i “gjallë” pasi partia e tij pësoi debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit duke dalë partia e tretë.


    Ai ka thënë se në ditët në vijim, do të bëjnë një analizë të thellë të zgjedhjeve, ndërsa ka pohuar se LDK e pranon rezultatin e zgjedhjeve.

    Mustafa më tej thotë se LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian.

    Postimi i tij:

    Miq të nderuar

    Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

    Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.

    Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

    Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.

    IM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!