Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka shkruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat ky subjekt del se nuk e ka kaluar pragun.
Në një shkrim në Facebook, Krasniqi i ka falenderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur.
“Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN. Përjetësishtë me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.