×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa, në ora 14:00, mbledh kryesinë e LDK-së për të diskutuar humbjen e thellë

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 13:06

    Kryesia e LDK-së do të mblidhet në ora 14:00, në një takim të jashtëzakonshëm, pas rezultatit dëshpërues të partisë së Isa Mustafes në zgjedhjet e së dielës.


    Siç merr vesh Gazeta Online ‘Reporteri.net’, mbledhja e orës 14:00 për sot, është thirrur nga vetë Mustafa, për të diskutuar gjendjen e partisë pas humbjes më të thellë të LDK-së, në historinë e saj.

    Kur janë numëruar 99,16% e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, LDK-ja radhitet si partia e tretë politike e dalë në zgjedhje, me vetëm 13,08% të votave.

    E para, po vazhdon të jetë LVV-ja e Albin Kurtit, më 47,88%, pasuar nga PDK-ja më 17,36%, shkruan Reporteri.net.

    Sipas këtyre rezultateve preliminare të KQZ-së, AAK-ja do të jetë partia e katër dhe e fundit shqiptare në Kuvend, me 7,41% të votave. Derisa, siç edhe pritej, NISMA e Fatmir Limajt mbetet jashtë pragut zgjedhor, me 2,58%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!