Lidhja Demokratike e Kosovës, pësoi humbjen më të thellë ne historinë e saj. NË zgjedhjet e 14 shkurtit LDK ka marrë vetëm 13.7 për qind të votave, tashmë kur janë numëruar 99.23 të votave, shkruan Reporteri.net.
Humbja duket se e ka bërë LDK-në të fillojë të reflektojë për reformë. Kryetari I Partisë Isa Mustafa, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë për në ora 14:00.
Burime të Reporteri.net në LDK thonë se në këtë mbledhje priten edhe dorëheqje nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Kujtojmë që LDK ka dalë keq me vota edhe në komunat që dikur konsideroheshin bastione të saj, si: Istogu, Podujeva, Fushë Kosova dhe qytetet si Peja e Gjilani në të cilat qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.