Lidhja Demokratike e Kosovës, pësoi humbjen më të thellë ne historinë e saj. Në zgjedhjet e 14 shkurtit LDK ka marrë vetëm 13.7 për qind të votave, tashmë kur janë numëruar 99.23 të votave, shkruan Reporteri.net.
Humbja duket se e ka bërë LDK-në të fillojë të reflektojë për reformë. Kryetari I Partisë Isa Mustafa, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë për në ora 14:00.
Tashmë në selinë e LDK-kanë arritur disa prej figuarave kryesore të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Gazmend Muhaxhiri, Ismet Beqiri e Vlora Dumoshi, Besian Mustafa.
Lumir Abdixhiku shumë shkurt ka thënë se në mbledhje te kryesisë do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve dhe do të kërkohet përgjegjësi për rezultatin e arrirë.
Burime të Reporteri.net në LDK thonë se në këtë mbledhje priten edhe dorëheqje nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Ndërkohë nëpër degë ka nisur revolta ndaj udhëheqjes së LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës ra në këtë nivel, jo për faj të elektoratit dhe përkrahësve, por ra për shkak se ata që udhëheqin sot me LDK-në, nuk u qëndruan besnik përkrahësve, thuhet në reagimin e anëtarit të LDK-së, Feim Brava.
Aty u bëhet thirrje gardës së vjetër që të ikin dhe largohen, “Shkoni, ikni dhe na kërkoni falje për gjendjen ku na sollët”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi i plotë:
NISIN DORËHEQJET NË HAN TË ELEZIT
Dorëheqje SOT,nesër është shumë vonë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ra në këtë nivel, jo për faj të elektoratit dhe përkrahësve, por ra për shkak se ata që udhëheqin sot me LDK-në, nuk u qëndruan besnik përkrahësve!
Partia fituese nuk fjeti,ata nuk ndejtën indiferent!
Ata punuan me bazën, ata nuk i injoruan dhe nuk i larguan përkrahësit dhe elektoratin e vet sikur bënë këta që sot udhëheqin me LDK-në. Sot u pa që njerëzit nuk nënshkruajnë marrëveshje me partinë.
Njerëzit dhe përkrahësit u qëndrojnë besnik partive, përderisa partitë u qëndrojnë besnike përkrahësve dhe njerëzve të vet.
Elektorati ndëshkoi dhe mirë që ndëshkoi,se ndryshe nuk lëshojnë pe “shefat”!
Ky duket që është veç fillimi,sepse pas një kohe të shkurtër kemi zgjedhje lokale dhe sot u pa dhe po shihet rezultati.
Shkoni, ikni dhe na kërkoni falje për gjendjen ku na sollët.
Humbja gjithsesi ështe e turpshme, por qëndrimi juaj aty, do të na turpëroj edhe më shumë.
Andaj lerini analizat,por IKNI,LARGOHUNI pa analizë,sepse analizën u’a bëri dje votuesi.
Mirë që u’a pata thënë edhe para një muaji në mbledhje se me juve Dullë & CO ,LDK-ja bie ne 12 %!
Urime fituesve e veçanërisht Vjosës,e cila u qëndroi besnik parimeve dhe premtimeve të veta ndaj votuesve dhe simpatizantëve
Kujtojmë që LDK ka dalë keq me vota edhe në komunat që dikur konsideroheshin bastione të saj, si: Istogu, Podujeva, Fushë Kosova dhe qytetet si Peja e Gjilani në të cilat qeverisë.