×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje Isa Mustafa

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 14:24

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas dështimit të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.


    Lidhja Demokratike e Kosovës, pësoi humbjen më të thellë ne historinë e saj. LDK ka marrë vetëm 13.7 për qind të votave, tashmë kur janë numëruar 99.23 të votave, shkruan Reporteri.net.

    LDK është duke e mbajtur mbledhjen e Kryesisë.

    Reporteri.net merr vesh nga burime të saj brenda Kryesisë së tashmë Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen.

    LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur të gjitha zgjedhje nacionale.

    Hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme është nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës.

    Kujtojmë që LDK ka dalë keq me vota edhe në komunat që dikur konsideroheshin bastione të saj, si: Istogu, Podujeva, Fushë Kosova dhe qytetet si Peja e Gjilani në të cilat qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!