×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dorëheqjes flet Isa Mustafa: Unë po tërhiqem, LDK do të kthehet fuqishëm

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 14:52

    Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, në të cilën dha dorëheqje kryetari i saj i deritashëm, Isa Mustafa, shkruan Reporteri.net.


    Pas dorëheqjes para mediave ka folur vet Mustafa. Ai ka thënë se Kuvendi i LDK-së do ta zgjedh shpejt kryetarin e ri dhe LDK do të kthehet më e fuqishme.

    “Vlerësoj se rezultati është shumë i keq për LDK-në. Rezultat që nuk e kemi pritur fare, edhe takimet që kemi pasur në terren edhe nga puna që ka bërë kandidati ynë Avdullah Hoti. Por vota e qytetarëve është ajo që respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, në mënyrë që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri”, tha Mustafa.

    Ai tha se e bart një përgjegjësi për humbjen.

    “Ne do t’i bëjmë të gjitha përgatitjet që ky proces të bëhet sa me më sukses. E barti një përgjegjësi objeltive si kryetar. Dua ta ruajë LDK-në, të fuqizohet dhe të kthehet si forcë politike që i nevojitet vendit”, tha ai.

    “Ne do të mobilizohemi, të punojmë që LDK të kthehet dhe të jetë forcë e fuqishme politike”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!