×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i LDK-së thotë se dorëheqja e Mustafës është e vonuar: E arriti qëllimin e tij, po e lë partinë të shkatërruar

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 15:37

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, e ka komentuar dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit, teksa ka thënë se ky veprim është i vonuar nga ana e tij.


    Sipas tij, Mustafa po e lë partinë e shkatërruar dhe askush nuk e ka shkatërruar më shumë partinë sesa ai.

    Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas humbjes së thellë që pësoi ky subjekt në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Reagimi i tij i plotë:

    Dorëheqja e Isa Mustafës tepër e vonuar, po e lë LDK-në të shkatërruar, të poshtëruar e të fyer jashtë mase. E arriti qëllimin e tij.

    Askush deri më tash nuk ka mundur ta shkatërrojë LDK-në dhe trashëgiminë rugoviane sa Isa Mustafa.

    Lufta jonë tash duhet të bëhet që të mos na e lërë trashëgimtar ndonjë të përkëdhelur  të tij, i cili do ta vazhdonte veprën e tij të keqe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!