×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj, Hoti e Veliu, liderë që as katundi i tyre nuk i votoi

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 19:09

    Disa nga kandidatët për deputet si dhe për kryeministër humbën zgjedhjet edhe në vendlindjen e tyre.


    Peçani i Suharekës është vendi prej ku ai vjen.

    Por bashkëfshatarët e tij, nuk i dhanë mbështetje kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj.

    Në këtë fshat të vogël të Suaharekës, me tri qendra të votimit, banorët e Peçanit votuan më shumë për Lëvizjen Vetëvendosje sesa Partinë Demokratike të Kosovës.

    Në tri qendra të votimit PDK-në e votuan vetëm 169 persona, ndërkaq Vetëvendosjen 297 të tjerë.

    Pos Hoxhajt duket se edhe bashkëfshatarët e Avdullah Hotit nuk votuan për partinë ku Hoti bënte pjesë.

    Në Ratkoc të Rahovecit LDK-ja pësoi humbje me vetëm 336 vota për ta.

    Në katër qendra të votimit 461 persona votuan për Vetëvendosjen duke e bërë parti fituese.

    E është edhe dikush tjetër që ka humbur zgjedhjet në vetë fshatin e tij.

    Ai është nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu që vie nga Bradashi i Podujevës.

    Ndonëse dikur ishte edhe bastion i LDK-së, por tashmë Vetëvendosja e ka marrë edhe këtë fshat.

    578 persona votuan për Vetëvendosjen, e për LDK-në vetëm 395 persona.

    Por fshati që çuditi të gjithë është Cërci i Istogut.

    Ky është fshati ku ka lindur ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

    Madje që nga pas lufta fituese në zgjedhje ka dalë vetëm LDK-ja.

    Por në zgjedhjet e 14 shkurtit vetë bashkëvendësit e Rugovës nuk votuan për LDK-në.

    Vetëvendosja doli fituese me 47.5% të votave, ndërsa LDK-ja kishte 31.75%. /t7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!