×
  • Lajme
  • Lajme

    Harrojeni Feniksin e Tunës, tashmë po ngritet Feniksi i Ismet Beqirit

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 19:31

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ku partia e tij pësoi humbjen më të thellë që nga themelimi i saj.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Beqiri ka përdorur një thënie epike për humbjen e LDK-së në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.

    “Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet. Kjo është një shans e re, që të ngritemi si Feniks.”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon si partia kryesore dhe më serioze në vend.

    Tutje Beqiri ka falënderuar votuesit e LDK-së dhe është zotuar se besimi i tyre do të shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e LDK-së dhe Kosovës.

    Ndryshe, në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt, fituese doli partia e Albin Kurtit me 47,88%, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u radhitën PDK me 17,36% dhe LDK me 13,08% të votave.

    Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së me 99.16% të votave të numëruara, AAK do të jetë partia e katërt dhe e fundit shqiptare në legjistalutrën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi që edhe siç pritej, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhore pasi ka marrë vetëm 2,58%.

    Ky është postimi i plotë i Beqirit:

    Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet.

    Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses.

    LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend.

    Ju falenderoj të gjithë ju që shpresën e shihni ende tek ne, dhe ky besim i juaji zotohem se do shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e ndritur të LDK-së e gjithë Kosovës.

    Kjo është një shans e re, që të ngritemi si Feniks.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!