Bashkshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka komentuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Dyshen që i fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramadani i ka cilësuar si “shpresa e Kosovës“, shkruan Reporteri.net.
Gruaja e heroit që udhëheqi operacionin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, u ka uruar Kurtit e Osmanit sukses në qeverisje.
“Albini e Vjosa, shpresa e Kosovës drejt prosperitetit, guximit, drejtësisë! Urime Kosovë, ju priftë e mbara e suksesi!“, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.