×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Albin Kurtit

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 9:56

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar mëngjesin e sotëm me kreun e VV-së, Albin Kurtin.


    Vizita e Kosnett vjen dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në vend, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, menjëherë pas zgjedhjeve, Ambasada e Amerikës në Kosovë ka dalë me reagim. Aty thuhej se është inkurajuese kur shihet një numër i madh i qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e votës kur kemi parasysh motin e keq dhe pandeminë.

    Gjithashtu, Ambasada Amerikane bëri thirrje që t’i jepet kohë KQZ-së dhe institucioneve të tjera, që të numërohen votat dhe ta bëjnë punën e tyre.

    “Inkurajuese për të pare që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ’-ë dhe Institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre”, thuhej në reagim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!