×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënon me armë gruan dhe fëmijët, arrestohen 46-vjeçari në Ferizaj

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 11:10

    Një burrë në qytetin e Ferizajt ka kërcënuar me armë bashkëshorten dhe fëmijët, nga të cilët ka kërkuar të largohen nga shtëpia


    46-vjeçarit i është gjetur sasi e madhe e monicionit në shtëpi i cili është konfiskuar, ndërsa ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se rreth orës 04:20 , nga ana e viktimës (f/Kosovare),është raportuar rast i dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj nga ana e bashkëshortit duke i kërcënuar me armë dhe duke kërkuar që të largohen nga shtëpia.

    Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/Kosovar 46 vjeç) kanë gjetur dhe konfiskuar: Pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme, dy granata dore, një elektroshok, pesë thika.

    Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës , me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!