×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodh në Fushë-Kosovë: Partneri ia çon të dashurës së tij 4 persona në banesë për të kryer marrëdhënie intime

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 11:57

    Një rast i turpshëm ka ndodhur të dielën në Fushë-Kosovë.


    Një femër ka raportuar në polici se i dashuri i saj i ka dërguar 4 persona në banesë për të kryer marrëdhënie intime me të.

    Poashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i ka marrë një sasi të arit në vlerë 1400 euro dhe 2 mijë euro para.

    Njoftimi i policisë:

    Viktima femër – shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona të tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave.

    Viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa. Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1.400 eurosh dhe 2.000 euro para të gatshme, se e kishte sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkonte lëmoshë.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!