Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas takimit që pati gjatë ditës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkuar për vizitë presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.
Lajmin për këtë takim e bëri të ditur Osmani me anë të një statusi në Twitter.
“Me ambasadorin amerikan diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve. Unë theksova se njerëzit e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, shkruan ajo.
With @USAmbKosovo we discussed about the outcome of the elections. I stressed that the people of 🇽🇰 have clearly voted for change. We agreed that the constitution of the new institutions must be a priority to ensure stability & a steadfast commitment to a post COVID-19 recovery. pic.twitter.com/ZxuOe1oJyc
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 16, 2021
Ndryshe, gjatë takimit që Kosnett kishte me kreun e VV-së ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.