Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara nga votimi i rregullt.
Indeksonline ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga kjo parti në Komunën e Prishtinës.
Në listën e siguruar shihet se kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka arritur të grumbullonte 7.470 vota.
Ndërsa kandidati për deputet më i votuar nga kjo parti është Uran Ismaili me 4.960 vota.
Pas tij, radhitet Memli Krasniqi me 2.624 vota të siguruara.
Në këtë listë përfshihen edhe dy aderimet më të bujshme të PDK-së, Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati.
Faton Abdullahu në Prishtinë ka arritur të grumbullojë 1144 vota ndërsa Ardian Kastrati 1476.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.