Në Hagë po vazhdon seanca e tretë gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në kuadër të Gjykatës Speciale.
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i ka reaguar ashpër prokurorit Jack Smith, duk kërkuar të mos flasë në emër të popullit të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se në emër të popullit, kombit e luftës flasin përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën çlirimtare.
“Pas luftës çlirimtare kam qenë në të gjitha legjislaturat deri më 2014 përfaqësues i të gjithë qytetarëve. E kisha lutur prokurorin që nëse duhet të flet në emër të krimeve të pretenduara, të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që regjimi i Serbisë ka përdorur ndaj kombit që nga viti 1876. Prandaj në emër të populli, kombit, luftës dhe sakrificave, flasim ne, përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumëvjeçare dhe me theks të veçantë luftën e fundit, për çka kombi unë dhe ne vet e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.