×
  • Lajme
  • Lajme

    Arban Abrashi tregon kur pritet të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 15:33

    Arban Abrashi, sekretar i LDK-së ka folur pas takimit të Isa Mustafës me kryetarët e degëve të partisë.


    Abrashi ka thënë se Mustafa i ka njoftuar kryetarët e degëve të LDK, për vendimin për dorëheqje nga pozita e kryetarit.

    “Kryetarët e degëve qëndrojnë në pozitat e tyre dhe do të merren me organizimin dhe mbarëvajtjen e Kuvendit që do të organizohet në javët në vazhdim. Do të jenë dy apo tre komisione që do të themelohen këto ditë, do të jetë një komision që do të merret me kandidaturat dhe mbarëvajtjen e Kuvendit”, tha Abrashi në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur për kandidaturat e mundshme për të marrë kreun e LDK-së, Abrashi ka thënë se nuk ka emra.

    “Nuk ka për momentin emra, një komision që do të merret me kandidaturat do të fillojë shumë shpejt dhe do të dalin edhe emrat”, tha Abrashi.

    Ai tha se dorëheqja e Isa Mustafës është e parevokueshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!