×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas letrës së Biden: U konfirmua lidhja mes dy popujve dhe nevoja që dialogu të sjellë njohjen e ndërsjellë

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 16:56

    U.D. e presidentit, Vjosa Osmani, ka publikuar letrën e pranuar nga presidenti Joe Biden, në të cilën u ritheksua lidhja e fortë mes dy popujve dhe nevoja që dialogu me Serbinë të sjellë njohjen e ndërsjellë.


    “Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.

    Postimi i saj i plotë:

    Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

    Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!