Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.
Mësohet se 32-vjeçarja nga Elbasani, ishte shtatzënë dhe mjekët janë detyruar që të bëjnë një ndërhyrje “prerje çezariane” për të mbajtur fëmijën në jetë.
Megjithatë 32-vjeçarja nga Elbasani nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të përkeqësimit të shëndetit nga koronavriusi.
Mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është marrë nga familjarët që ditën e premte, raporton tch.
Po ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë një 18 vjeçar po nga Elbasani.
Sipas burimeve i mituri nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, por sëmundja kishte agravuar në 100% të mushkërisë së tij duke i marrë jetën.
E gjithë familja e 18-vjeçarit po ashtu është e infektuar, por mësohet se nëna e tij ka lënë spitalin ndërsa babai ndodhet ende tek Covid 2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.