Një ngjarje e rëndë ka tronditur Largo Marconin, në Torino të Italisë.
Jetmir Kurtsmajlaj, është 27-vjeç, me origjinë shqiptare, ka tentuar të vrasë studenten 20 vjeçare me origjinë greke, me të cilën kishte një lidhje dashurie. Ai e ka qëllur me thikë në bark, qafë dhe gjoks.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, pasi është njoftuar nga kalimtarët të cilët kanë qenë dëshmitarë të sulmit të 27 vjeçarit shqiptar ndaj studentes greke.
Sipas mediave italiane, mendohet që ngjarja ndodhi pasi 27 vjecari nuk ka pranuar faktin që marrëdhënia e tyre dashurore kishte përfunduar.
Aktualisht e reja ndodhet në spital dhe për shkak të plagëve të marra gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.