×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku kërkon ashpërsimin e masave: 4-5 javët përpara do jenë më të vështira

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 9:23

    Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka thënë se duhet të ashpërsohen masat anti-COVID, pasi situata epidemiologjike në vend është rënduar.


    Mjeku theksoi se duhen mbështetur shumë fortë sektorët që kanë probleme dhe duhet kërkuar mbyllja e tyre për pak javë. Sipas mjekut 4-5 javët që kemi përpara do të jenë më të vështira, sa i përket përhapjes së virusit.

    “Duhen mbështetur fort disa sektorë dhe duhet kërkuar mbyllja e tyre disa javore. 4-5 javët që kemi përpara janë më të vështira”, tha Alimehmeti në një intervistë në Euroneës Albania.

    Sa i përket rasti të rëndë të një ditë më parë ku humbi jetën tek spitali “Shefqet Ndroqi” një 18-vjeçar i infektuar, zoti Alimehmeti u shpreh se edhe në vendet e BE-së ka raste të tilla tragjike.

    “Mund të shohim që ka raste goxha, po të shikojmë vendet e BE-së. Të rijnë përgjithësisht nuk kanë simptoma dhe nuk para vijnë tek mjeku për test”, u shpreh ai.

    Mjeku sqaroi se në Shqipëri nuk është tendenca për të indentifikuar të rinj që janë të infektuar.

    “Ne kemi tendencën që të mos t’i gjejmë. Për moshën 0 deri në 20-vjeç ne kemi vetëm 6% të raste të identifikuara në total. Ndërkohë, Italia që ka një moshë mesatare shumë më të lartë se ne, ka 12.3% të infektuarve në këtë moshë. Pra jemi ne që nuk i gjejmë rastet, jo se ka ndonjë gjë të çuditshme”, u shpreh mjeku.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!