×
  • Lajme
  • Botë

    ​Ariu i uritur vret nënën dhe vajzën e saj 10-muajshe

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 14:25

    Një hetim i qeverisë doli në përfundim se vdekja tragjike e nënës kandaze Valerie Theoret, 37 vjeç dhe  vajzës së saj 10 muajsh ishte i paparashikueshëm dhe në këtë mënyrë nuk mund të parandalohej.


    Valerie Theoret, 37 vjeç dhe Adele, 10 muajsh, u vranë  nga një ari në nëntor të vitit të kaluar ndërsa po ecnin pranë shtëpisë së tyre familjare në Yukon, shkruajnë mediat e huaja transmeton Reporteri.net.

    Sipas policisë sulmi nuk ishte provokuar, mirëpo ariu kishte qenë shumë i uritur dhe në atë kohë peshonte vetëm 137 kilogram.

    “Sulmi erdhi  papritur. Të gjitha dëshmitë tregojnë se Valerie nuk kishte kohë për të reaguar “, tha një zyrtar policor. 

    Kur bashkëshorti i mësueses kanadeze u kthye në kabinë ariu u vërsul edhe drejt tij. Ai e qëlloi disa herë duke e vrarë. Menjëherë pas kësaj ai i gjeti të vdekura gruan dhe vajzën.

    Zyrtarët policor thonë se sulmet nga arinjtë në këtë zonë janë shumë të rralla. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!