×
  • Lajme
  • Lajme

    Adriatik Kelmendi: Lajçak të kërkojë falje, përndryshe nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 8:56

    Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se Miroslav Lajçak duhet të kërkojë falje për hartën ku Kosova është pjesë e Serbisë, përndryshe nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë.


    Kelmendi thotë se nëse mos reagimi i Lajçakut erdhi nga pakujdesia, kjo tregon moskokëçarje nga ai, e nëse e ka bërë me vetëdija atëherë ai ka marrë anën e Serbisë në dialog.

    Postimi i plotë:

    Nëse Lajçak nuk kërkon falje për hartën ku tregohet Kosova si pjesë e Serbisë derisa jep intervistë, ai nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë.

    Nëse e ka bërë nga pakujdesia – kjo tregon se sa me lehtësi moskokëçarëse e ka marrë rolin e tij si ndërmjetësues i BE-së në dialog, dhe ky është lajm i keq.

    Nëse e ka bërë me vetëdije – atëherë ai ka marrë anën e Serbisë dhe s’mund të shihet më si i paanshëm në dialog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!