×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet: Momenti kur ambulanca i jep ndihmën e parë gazetarit Visar Duriqi

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 10:54

    Tre persona e kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin hulumtues të Insajderit dhe autorin e Indoks, Visar Duriqin.


    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Reporterit se në bazë të informacioneve të para, dyshohet se tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është liruar nga aty”, ka deklaruar Borovci,

    Ai ka thënë se policia tashmë ka iniciuar një hetim për zbardhjen e rastit.

    “Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordimin me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese hetimore për rastin lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Borovci.

    Në një video të publikuar shihet se ambulanca ka dalë në vend të ngjarjes nga ku edhe gazetarit iu është dhënë ndihma e parë për t’u dërguar pastaj në QKUK për trajtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!