Të gjitha testimet e lojtarëve të Interit kanë rezultuar negative.
Inter dhe Genoa do të ndeshen sot në kaudër të xhiros së 24-të të Serie A.
Tek kampi “Nerazzurri”, kishin rezultuar pesë zyrtar të klubit pozitivë ndaj COVID-19, përfshirë edhe Drejtorin sportiv, Giuseppe Marotta.
Ekzistonte frika se nga kontakti me zyrtarët, ndonjë nga lojtarët do kishte mundur të merrte virusin dhe të shpërthente virusi në kampin stërvitor ndërmjet lojtarëve, gjë që do të shtynte ndeshjet e tyre.
Por, sipas “Calciomercato.com”, sot kanë ardhur testet e të gjithë lojtareve para ndeshjes me Genoan. Të gjitha testet kanë rezultuar negative.
Inter pret Genoan në Giuseppe Meazza sot në orën 15:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.