Në përvjetorin e masakrës së Çirezit, Sheremet Sejdiu, babai i katër dëshmorëve ka pritur shumë mysafirë. E në mesin e atyre që e vizituan Sejdiun ishin edhe U.d. Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrin në ardhje Albin Kurti.
Beteja e Likoshanit dhe Çirezit u mori jetën shumë civilëve.
Bacës Sheremet ia vranë 4 djemtë, ndërsa fotografia me bijtë e tij të vdekur dhe të mbëshjtellur me flamuj kombëtar, kishte bërë që shumë të rinj t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jeta e bacës Sherement ka qenë e vështirë dhe plotë sfida, por ai gjithmonë ka gjetur forcën për të inkurajuar të rinjtë të punojnë për të mirën e vendit.