Arsene Wenger ka thënë se ai ka një plan që të bëjë futbollin sërish më atraktiv pas përfshirjes së VAR-it në të.
SunSport raportoi vitin e kaluar se ish-trajneri i Arsenalit ka një plan se si duhet të ndalojë ‘logjikën’ e video asistentit të gjyqtarit për pozitën jashtë loje të një lojtari.
Të gjitha gjërat e thëna nga Wenger, janë pëlqyer nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Francezi nuk po ndalet me kaq dhe kërkon që të ndryshohen edhe disa rregulla në futboll për të mos i zhgënjyer as lojtarët e as tifozët.
Një ide tjetër interesante është se kur topi del jashtë vijave anësore, lojtari mund ta marrë topin ta vë në lojë me këmbë dhe jo me dorë siç është aktualisht rregulli.
Infantino ka kërkuar nga anëtarët e bordit që të mbahet një mbledhje dhe të sqarohen detajet e ofruara nga Wenger, por që të jenë edhe më të sqaruara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.