×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicerani që u mashtrua nga kosovarja: Për të heshtur ma ofroi edhe trupin e saj, pasi nuk pranova më kërcënoi

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 11:59

    Një skandal tjetër që ka të bëjë me kosovarët ka plasur në Zvicër, ku një 36 vjeçare me inicialet Imera. I duke u shtirë si mjeke ka mashtruar disa zviceranë duke u marrë shuma të mëdha parash. 


    Është gazeta 20minuten.ch, ajo e cila sërish ka shënjestruar kosovarët që jetojnë në Zvicrër. Kjo gazetë shkruan se Imera me prejardhje nga Kosova kishte falsifikuar edhe diplomat duke gënjyer kështu për arritjet e saj profesionale në fushën e drejtësisë, transmeton Reporteri.net. 

    Një nga viktimat është çifti Georg G. dhe gruaja e tij Felicia G. të cilëve Imera u detyrohet 212,000 franga. Çifti për gazetën rrëfen se si ka rrjedhur ngjarja. Ata thonë se kishin marrëdhënie shumë të mira me Imerën deri në një mëngjes kur ajo u trokiti në derë për t’u kërkuar para.

    “Imera i ra ziles një mëngjes. Gruaja ime dhe unë ishim të ulur duke ngrënë mëngjes kur ajo urgjentisht kërkoi 40,000 franga, rrëfen George. G. Ajo deklaroi duhej të kryente një praktikë në Kantonin e Cyrihut me kolegun mjekësor Klaus M. Imera tha se do të humbiste pacientët e saj nëse ajo nuk do të merrte paratë” rrëfen zvicerani.

    Të nesërmen, çifti vendosi të ndihmonte fqinjën e tyre. “Imera kërkoi para të gatshme dhe unë ia dhashë 40 mijë franga”, tha Georg G. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk kishin dyshuar kurrë se Imera nuk do t’ua shlyente borxhin.

    Georg G. edhe sot është duke pritur paratë e tij.

    Deri në fund të 2018-ës, përveç 40 mijë frangave, Imera kishte grumbulluar edhe një mal me para të marra borxh prej 170 mijë frangash. Më 8 mars, G. e denoncoi në Polici kosovaren.

    Ai rrëfen se ajo u përpoq që edhe duke shfrytëzuar pamjen e saj të jashtme ta bëjë atë të ndërrojë mendje, por se ai nuk kishte pranuar. “Unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie me të. Por ajo më  kërcënoi se do t’u thoshte fëmijëve të mi se kemi pasur një aferë nëse nuk do ta ndihmoja”, rrëfen ai.

    Ndryshe, 20 Minuten zbuloi ditë më parë edhe një skandal me mashtrim, ku e përfshirë ishte reperja nga Kosova por që jeton në Zvicër, Loredana Zefi./Reporteri.net

    Plas edhe një skandal në Zvicër: Kosovarja gënjeu se është mjeke, i mori 212 mijë franga një zvicerani

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!