Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje për të luftuar për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë dhe pritet ta bëjnë zyrtar meçin shumë shpejt.
Joshua, kampion i botës në kategorinë e rëndë në IBF, WBO dhe WBA dhe Fury, kampion i botës në WBC, pritet të përballet gjatë kësaj vere, në atë që po vlerësohet si lufta më e madhe në historinë e boksit britanik, transmeton Gazeta Express.
Fituesi i kësaj lufte do të shpallet kampion i padiskutueshëm i botës dhe do t’i zotërojë të gjithë brezat në kategorinë e rëndë.
Njoftimi zyrtar për këtë luftë dhe data e vendi se kur dhe ku do të zhvillohet pritet të bëhen të ditura së shpejti.
Promotori i Fury, Bob Arum, ka thënë se të cilat çështjet janë zgjidhur që kjo luftë të ndodhë.
“Sa më përket mua, gjithçka është pozitive. Ka kohë që po punoj në këtë drejtim dhe tani jemi pajtuar për të gjitha pikat. Tani na mbetet vetëm t’i hedhim firmat”, tha Arum.
“Mund ta them shumë qartë se nuk ka më asnjë telashe”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.