×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet Lajçak pas takimit me Vuçiqin: BE dëshiron normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbi

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 19:58

    Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit që sot e zhvilloi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


    Ai u shpreh se vendet anëtare të BE-së nuk kanë interes në ruajtjen e status quo-së dhe janë të gatshëm të sjellin procesin e dialogut në një përfundim të suksesshëm sa më shpejt që është e mundur.

    “Shtetet anëtare të BE-së presin që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbi normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të gjitha çështjet e hapura të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim“, tha Lajçak, raporton Tanjug.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!