Papa Françesku e ka dënuar ekstremizmin që bëhet në emër të fesë gjatë një vizite historike që po e zhvillon në Irak. Ai ka folur edhe për shtypjen e të krishterëve që përbëjnë pakicë fetare në shtetin me shumicë myslimane.
“Armiqësia, ekstremizmi dhe dhuna nuk janë të lindura nga një zemër religjioze. Ato janë tradhti ndaj fesë”, deklaroi ai, shkruan BBC.
Duke e pritur në takim mysafirin e veçantë, kleriku Ayatollah Ali al-Sistani tha se të krishterët duhet të kenë mundësi që të jetojnë në paqe dhe siguri si të gjithë irakianët.
Ky takim u vlerësua si moment me shumë simbolikë në vizitën e Papës, që është udhëtimi i parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit para më shumë se një viti dhe vizita e parë e një pape në Irak.
Kleriku 84 vjeç më herët ka thënë se e ka ndier për obligim vizitën në Irak, ku do të qëndrojë katër ditë dhe ku jeton një prej komuniteteve më të vjetra të fesë së krishterë në botë.
Ai e dha mesazhin e paqes nga qyteti i lashtë, Ur, që besohet se është vendlindja e profetit Abraham (Ibrahim), i cili përmendet te feja islame, feja e krishterë dhe feja e çifutëve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.